Risia e RTV Ora: Vjen Alfred Lela me "Politikon ON/OFF" çdo të hënë e të enjte, ja pse nuk është Zheji
Alfred Lela, gazetari dhe analisti i njohur, është afrimimë i ri i RTV Ora.
Detajet mbi programin që do të moderojë Lela u dhanë gjatë një interviste të tij për “Tempora” të Sonila Meços nga drejtoresha e programacionit në RTV Ora, Brisida Shehaj.
Sipas saj, gazetari Artur Zheji largohet për arsye shëndetësore, ndërsa shtoi se dyert e RTV Ora për të do të jenë përherë të hapura.
Brisida Shehaj: Lela është risia e programacionit në RTV. Artur Zheji për arsye shëndetësore e kishte të pamundur të vijonte emisionin e tij opozitar. Çdo të hënë dhe të enjte, ora 21:00, do të kemi Lelën me “Politiko”.
Sonila Meço: Kur nis emisioni?
Alfred Lela: Këtë të hënë, më 28. Të hënë dhe të enjte, çdo javë. Shpresoj shumë që të zgjasë.
I pyetur nga moderatorja e emisionit se, pse zgjodhi RTV Ora pikërisht në një kohë sekuestrosh dhe sulmesh ndaj presidentit të saj, Alfred Lela u përgjigj:
“Mua kjo më tërhoqi. Pozicioni i pafavorshëm në dukje i Orës dhe presidentit të saj, ardhja në një kohë të persekutimit të pushtetit. Unë jam një prej tyre, para pak muajsh më pak prekur vetë ky persekutim. Kështu që në këtë pikë jemi të ngjashëm dhe dua të ndaj një udhëtim me të ngjashmit. Kjo ishte”
Sonila Meço: E nis në një televizion të sekuestruar.
Brisida Shehaj: Ne jemi njësoj. Është i gjithë stafi, përveçse një sanitare që punon në bashkinë e Tiranës. Vetëm një kemi humbur gjatë këtij sekuestrimi. Do të jemi këtu deri në fund