E KONFIRMON/ Brisida Shehaj kalon te LSI: Jam propozuar për deputete!
Brisida Shehaj duket se do të jetë edhe për pak kohë drejtoreshë e Programacionit në RTV Ora.
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Tempora" Shehaj konfirmoi zerat se është propozuar nga LSI si kandidate për deputete.
Sonila Meço: Brisida Shehi, përfaqësuese e LSI-së. Je ende drejtoreshë programacioni në RTV Ora, që kuptohet se do ta lësh fushën politike.
Brisida Shehaj: Në njëmoment të dytë.
Sonila Meço: Kjo nënkupton se do të jesh kandidate e LSI-së?
Brisida Shehaj: Ka njëpropozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe mëpas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jampropozuar, por ende nuk është marrë një vendim.
Sonila Meço: Pse LSI? Nga Brisi i Tatimeve.
Brisida Shehaj: E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë rilindasit që duan të hanë socialistët.