Shehi: Shqiptarët nuk e kuptojnë çfarë është lista e hapur, Rama të bëjë ç'të dojë, opozita nuk tërhiqet
I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti Dashamir Shehi tha se shqiptarëtnuk e kuptojnë shumë se çfarë është lista e hapur.
Shehi u shpreh se Rama nuk do të hapë lista dhe se kjo nismëe tij, sipas Shehit, është një tallje me shqiptarët.
Shehi: Shqiptarëtnuk e kuptojnë shumë se çfarë është lista e hapur. Rama nuk hap asgjë, ndërsa Basha premtoi dhe po e mbron një hapje që ivë në listë deputetët. Ky i Ramës është kurthi dhe tallja e radhës me shqiptarët.Kjo është tallje edhe për të gjitha ata të partisë së tij, se ata që do të jenëte gjysma e dytë e listës do të punojnë për ata të parët që janë miqtë e Ramës.Në situatën që ka mbetur do të doja që ne të vazhdojmë luftën politike se nenuk mund të mbetemi peng i shejtanllëqeve të Ramës, i cili mendon se mund të nashtyjë këtu.
Shehi shtoi se Rama po mundohetqë të përçajë koalicionet, por ai theksoi se Opozita nuk do të ngelet peng lëvizjevetë Ramës.
Shehi: Rama pomundohet që të përçajë koalicionet. Ai mund ta bëjë ligjin si të dojë, por nedo të jemi sërish bashkë. Ky është mesazhi për qytetarët. Si do të mendojë Ramaqë do të jenë lista, Opozita do të vendosë ato emra që ka. Por zgjedhjet, nukmbarojnë me zgjedhjet, por me politikën zgjedhore. Detyra jonë është që tëjapim një alternativë pasi Rama të mos jetë në pushtet. Nëse Rama ka qejf, meveglat që ka në parlament, mund të bëjë ç'të dojë, por ne nuk do të ngelemipeng e kësaj zgjedhjeje. Tani, qytetarët nuk e kuptojnë këtë kleçkë, as unë sekuptoj mirë.
Shehi theksoi se Rama nuk kaasnjë shpresë politike, por çështja sipas tij, nuk është largimi i kryeministrit,por ndërtimi i një administrate që i shërben qytetarit.
Shehi: Sistemizgjedhor që ne aplikojmë është i gabuar, por për disa vite nuk ka për tëndryshuar. Rama thotë votoni si të doni, por ne do të vjedhim zgjedhjet. Rama ebën kaq të pamundur për popullin opozitar sa të thonë që do ta durojmë sikurseduruam Enver Hoxhën. Ky nuk ka asnjë shpresë që të mbijetojë politikisht, pornuk është çështja vetëm largimi i Ramës, por ndërtimi i një administrate shtetëroreku i shërbehet qytetarit, dhe bërja e një Shqipëria me të mirë. Nëse ua hedhedhe ndërkombëtarëve, por edhe ata e kanë kuptuar se kush është.
Intervistoi Beti Njuma, përgatitiA. Kurti