Aksidente nga shpejtësia pas shiut, 4 të plagosur rëndë

Katërpersona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e dy aksidenteve në Tiranë e FushëKrujë. Dyshimet janë se shkak u bë shkelja e rregullave të qarkullimit nëkushtet e lagështirës në rrugë.

Dy makina u përplasën paraditen e së martës  në rrugën Tiranë-Rinas, pranë kryqëzimit tëLaknasit!

Goditja ka qenë e fortë e për pasojë mjetet dolënjashtë rruge.

Policia e Tiranës njoftoi se dy persona mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit, por burime nga vendngjarja thanë se të lënduar mbetën edhe dy efektivë policie. Këta të fundit ishin jashtë shërbimit.

https://youtu.be/RKolPBy-BNk

"Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave.

Një tjetër aksident u shënua në aksin FushëKrujë-Vorë, pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës.

Një autoveturë që drejtohej nga një grua qëudhëtonte me dy fëmijët u përplas me një kamionçinë.

Për pasojë të dy mjetet dolën jashtë rruge nëkanalin anësor.

Të plagosur mbetën drejtuesit e mjeteve të cilën udërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në të dy rastet dyshimet se janë se shkak përaksidentet u bë shpejtësia e lartë e lëvizjes dhe lagështia në rrugë.

Policia e Tiranës e Krujës thotë se po punon për sqarimin e rrethanave.