Goditi me thikë 60 vjeçarin në Kavajë, publikohen pamjet e arrestimit të Riza Aliut

Policia e Kavajës ka publikuar pamjet e arrestimit të45-vjeçarit Riza Aliu, i cili pak ditë më parë qëlloi me thikë BesnikÇelmetën, 60-vjeç.

Aliu është arrestuar në banese dhe në momentin e shoqërimitka qenë me kanatiere.

Kjo ngjarje është denoncuar fillimisht nga ish-kryeministriSali Berisha i cili hodhi akuza të rënda që ishte mbajtur i fshehtë nga policiasi rast.

Ngjarja e 16 shtatorit është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku shikohet Riza Aliu i cili godet me thikë disa herë Çelmetën.

https://youtu.be/Qaag3MhQPIw

Njoftimi i policisë

Kavajë                                                                                         

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë16.09.2020, në një lokal, ku mbetën të dëmtuar me mjet prerës (thikë) dyshtetas.

Ndalohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale"Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve tëftohta".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e PolicisëKavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali pokonfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjetprerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë tëngjarjes dhe kapjen a autorit.

Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, ngashërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorittë dyshuar të ngjarjes, shtetasit R.  A.,45 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas njëkonflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikështetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë përtë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit GjyqësorKavajë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Kavajës me anë të një njoftimi ka bërë me dije se është arrestuar Riza Aliu, 45 vjeç, autori i një plagosje të dyfishtë të ndodhur më 16 shtator.

Kjo ngjarje u denoncua në “Facebook” nga ish-kryeministriSali Berisha, i cili hodhi akuza ndaj policisë që ngjarja ishte mbajtur efshehtë.

Sipas informacioneve të dhëna nga uniformat blu, sherri kandodhur për motive të dobta. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat esigurisë së lokalit ku ndodheshin.

Policia ka reguar vetëm pas denoncimit të Berishës.