I penduar, i kërkon falje familjes që i vrau djalin, gjykata lë burg djalin e ish-drejtorit të burgut

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Arbër Koten, shoferi i një autobusi fasonerie që qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Idajet Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës.

Masa e sigurisë për të pandehurin, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, u mor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Bledar Bregu.

Ndaj tij rëndojnë dyakuza, vrasje dhe mbajtje e armëve të ftohta.

Avokati iKotes, Aleksandër Ndreaj, në emër tëprindërve të Arbrit deklaroi se i kërkojne falje familjes së Idajet Dullës.

Edhe i pandehuri në gjyq ka deklaruar se ndjehej fajtor dhe se ishte i penduar. Njëkohësisht i kërkonte falje familjes së viktimës.

Ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin u regjistrua pasditen e të shtunës (19 shtator).

Idajet Dulla është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me thikë në zemërnga Arbër Kote, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.Ai punonte si shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie nëzonë. 

Viktima Idajet Dulla, ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilini ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët efasonerisë.

Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt qëpërfundoi me përdorimin e thikës. 34-vjeçari Idajet Dulla është dërguar nëspitalin e Durësit por nuk ka mbijetuar nga plaga vdekjeprurëse në zemër.