Vendos GJKKO: 40% e pasurisë së Klement Balilit i kalon shtetit
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendos konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të 40% të pasurive të Klement Balilit.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive" njofton SPAK.
Po cilat janë pasuritë e Balilit ku shteti do të marrë në pjesë ideale 40% të tyre?
⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Konfiskimin dhekalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura nëqytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:
⦁ Apartament mesipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe120 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament mesipërfaqe 72.5 m2
Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.
Më 7 maj të 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg Klement Balilin. Ai u shpall fajtor për 4 akuza.
Për akuzën trafikim ilëndëve narkotike gjykata dha dënimin 14 vite burg, për pjesëmarrje në grupkriminal 2.6 vite burg. Për akuzën e pastrimit të parave u dënua me 5 vite burgdhe për deklarim të rremë, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, dënimi ishte 6 muajburg.
Në përfundim, nëbashkim të të gjithë dënimeve, togat e zeza e dënuan me 15 vite burg, por nëaplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij bëhet 10 vite burg. NdërkohëProkuroria kishte kërkuar për Balilin 18 vite burg.
Balili e apeloi këtëvendim përmes avokatëve të tij në tetor të 2019, por Apeli e rrëzoi kërkesënduke lënë në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda.
Po kush është Klement Balili?
Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve nëqytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja.
Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan senjë sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendinhelen i përkiste Kelment Balilit, të cilin e quajtën edhe “Escobari iBallkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhepolicia greke.
Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe ngapolicia shqiptare. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuarakuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim.
Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” nëSarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku mevëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk”në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera.
Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selivediplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu nëShqipëri e cilësoi “peshk i madh”.