Trafik kanabisi nga Spanja në Greqi, shkatërrohet rrjeti, në pranga shqiptari dhe një grek
Policia greke ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Spanja në Greqi.
Një 63-vjeçar grekdhe një 29-vjeçar shqiptar u arrestuan mesditën e 20 shtatorit në Atika sipjesë e këtij trafiku, ndërsa tre anëtarë të tjerë të organizatës janë në kërkim.
Siç bëhet me dije nga hetimet e prokurorisë,63-vjeçari, kishte importuar përmes portit të Igumenicës me kamion, një sasikanabisi (skunk) hidroponik me peshë 122 kg dhe 590 gram.
Ngarkesa e drogës ishte e kamufluar në maskëne trasnportit legal të biskotave dhe patateve tëskuqura.
Ngarkesa ishte nisur nga Madridi i Spanjës.
Në një operacion që u zhvillua në zonën eMaratonës, usekuestrua një sasi prej 68 kg kanabis në kamionin e grekut, ndërsa 54.5 kg brendanjë furgoni të drejtuar nga 29 vjeçari shqiptar, të cilën sapo e kishteshkarkuar.
Përveç drogës, policia sekuestroi edhe dymakina, 970 euro, si dhe 3 telefona celularë. Policia greke bën me dijegjithashtu se përfitimet nga shitja e drogës kapin shifrën e 700 mijë eurove.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin eGjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.