Meta në OKB: Shqipëria ndan vizionin për një rajon më të sigurt

Në kujtim të 75 vjetorit të themelimit presidenti Ilir Meta ështëdrejtuar me një fjalim në takimin e nivelit të lartë të kombeve të bashkuara.

Për të uniteti i treguar këtë herë në luftën me koronavirusin tregon dhenjë herë fuqinë e organizatës.

Shqipëria iubashkua në vitin 1955 duke u angazhuar për të ruajtur e për të zbatuar paqendhe sigurinë ndërkombëtare.

"Shqipëria është një vend që ka mbështetur dhe vazhdon tëmbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.Për më tepër, vendi ynë ndjek dhe zbaton një politikë konstruktive rajonale,bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e tëdrejtave të pakicave."

Edhe një herëkreu i shtetit ka theksuar angazhimin për bashkëpunimin në vendet e rajonit.

"Vendi im ndan plotësisht vizionin për një rajon më të sigurt,me një perspektivë të qartë evropiane si dhe me mekanizma gjithëpërfshirëse etë qëndrueshme për t’iu kundërvënë e për të luftuar edhe kërcënimet e reja tësigurisë."

Meta shprehetse Shqipëria mbështet vizionin dhe agjendën ambicioze të reformave tëSekretarit të Përgjithshëm për të reformuar tri shtyllat e sistemit të OKB-së,teksa theksoi rëndësinë e barazisë gjinore.