Hoxha: Rama gënjen për listat e hapura, do të heqë koalicionet se i japin vota frontit opozitar
Në njëintervistë për Ora News, analisti Artan Hoxha tha Rama përdori pretekstin elistave të hapura sikur ia kërkoi opozita qytetare, por në fakt janë 100% tëmbyllura.
Hoxha: Koalicioni isotëm opozitar është një front i gjerë kundrejt mazhorancës. Për këtë Rama përdoripretekstin e listave të hapura me demek që ia kërkoi opozita qytetare, vetëm sepamë ato listat e hapura që në fakt janë 100% të mbyllura. Populli po gënjehet.Vetë kryeministri ka thënë se hapja e listave ka mbështetje në popull dhe i bënmirë demokracisë, prandaj po e bën. Tani i thotë popullit që po i hap listat100%, që është një gënjeshtër, pasi listat janë po aq të mbyllura sa ishin. Nukështë çështja a do të punojmë më kandidatëve.
Për hoxhën,ka shumë vende që janë më shumë demokratike dhe kanë lista të mbyllura.
Hoxha: A i është vënënjerëzve në dorë që të ndikojnë te përzgjedhja e kandidatëve të partive? Përgjigjaështë jo, sepse u është dhënë si një iluzion, si teori, që është e pamundur nëpraktikë. Këtu gënjeshtra është 100%. Ka plot vende që janë shumë mëdemokratike dhe kanë lista të mbyllura. Vendi nuk demokratizohet nga hapja elistave. Kjo është një mënyrë që të bëhet demokracia më e drejtpërdrejt. Por këtugënjehet dhe ky është problemi.
Ai shtoi seqëllimi i Rilindjes është heqja e koalicioneve duke prishur formulën që i jepvota frontit opozitar, sipas tij.
Hoxha: Natyrisht qëdebati është heqja e koalicioneve, ky është qëllimi kryesor i Rilindjes, që tëprishë një formulë që i jep vota frontit opozitar. Si kundërargument ngamazhoranca u tha se kërkohet publikimi i kandidatëve dhe bëhet fleta e votimitshumë e madhe. Por fleta çarçaf bëhet kur hapet lista, jo kur ekzistojnëkoalicionet. Doli edhe një formë tjetër ku shkruhen numra dhe fleta bëhet emenaxhueshme. Tjetër argument u përdor që vota për partinë A shkon te partia B,por këto parti janë brenda në një koalicion dhe e mbështetin këtë subjekt. Me pragunelektoral, i bie që ka raste kur vota shkon te partia kundërshtare, çka është mëabsurde se kur vota shkon te partia aleate.
Intervistoi MatildaMcini, përgatiti A. Kurti