Atentati ndaj Preng Gjinit, Hoxha: Dëshmi e dështimit të policisë përballë krimit të organizuar

Shqipëria është tronditur nga disa ngjarje të rëndakriminale në ditët e fundit.

Atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në kryeqytet,ish-Drejtori i Policisë Arjan Hoxha, e sheh si një dëshmi të gjallë tëdështimit të policisë së shtetit ndaj krimit të organizuar.

Në një lidhje përmes Skype për ''Ora News'', Hoxha tha se në këtë atentat mund të kenë marrë pjesë mbi 4 persona, por edhe pse në një zonë të sigurt si ajo e 'Vasil Shantos' në kryeqytet, sipas tij, policia nuk e kreu detyrëne saj, për të mbrojtur qytetarët.

Arjan Hoxha: ''Në opinionin tim, ngjarjet kriminale të ndodhura janë dëshmi e gjallë e dështimit të punës së policisë përballë krimit të organizuar, dhe kriminalitetit në përgjithësi në vend. Në rastin konkret kemi një vepër penale, në të cilën janë përfshirë 3-4 autorë, që kanë njohuri të posaçme, kryejnë vepër penale në një nga zonat më të sigurta në kryeqytet, shumë pranë komisariatit dhe drejtorisë së policisë Tiranë.

Puna gjurmuese dhe parandaluese e shtetit në këtë rast është zero. Pa marrë parasysh impaktin që sjell në opinion publik, ose mundësinë për të pasur pasoja më të rënda, sepse shpërthimet me tritol mund të sjellin edhe pasoja edhe më të rënda. Minimalisht mendoj se kanë marrë pjesë mbi 3-4 autorë, sepse janë kujdesur për të hapur automjetin e viktimës, për të vendosur lëndën plasëse, për ta mbajtur nën vëzhgim, dhe për të realizuar veprën penale.''

Hoxha rendit disa arsye se pse po dështon policia në parandalimine ngjarjeve të tilla kriminale.

Arjan Hoxha: ''E para mendoj se është paaftësi totale e oficerëve të policisë. Nuk kanë marrë informacionin e duhur, nuk kanë një rreth të besueshëm informacioni. Nuk kanë arritur të mbajnë nën vëzhgim autorët e dyshuar. Nuk kanë arritur që më pas të bëjnë zbulimin e autorëve që kanë kryer veprën penale, dhe të sigurojnë prova të veprimtarisë së tyre kriminale. Një mungesë koordinimi të forcave të policisë. Kemi një sërë hallkash.''

Për Hoxhën, nuk mjafton sanksionimi me ligj për armëmbajtjen pa leje, pasi ka shumë persona që e kryejnë këtë vepër penale dhe shkelin ligjin.

Arjan Hoxha: ''Armëmbajtja pa leje dhe vepra të tjera penale që sjellin si problematikë dhe ngjarje të rënda kriminale, nuk është e mjaftueshme thjesht sanksionet e vendosura në kodin penal. Përbëjnë thjesht një defekt apo efektin e parë që ka një sanksionim ndaj popullsisë,  por në të vërtetë vazhdojnë të mbahen pa leje nga autorët e veprave penale, qarkullojnë lirisht me to dhe të sjellin pasoja tepër të rënda për jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.''

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.

Lexo edhe: Shpërthimi me tritol te “Vasil Shanto”, i plagosuri në atentat vëllai i Tonit Gjinit të vrarë në Rrëshen