Rritja e azilkërkuesve në Francë, Tavo: Krimi dhe korrupsioni po largojnë shqiptarët

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar pas publikimittë një raporti nga media franceze “Marianne” , ku thuhej se ishin rritur rastete azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, Tavo shkruan se kjoështë një shuplakë ndaj sektit të rilindjes.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni po largojnëshqiptarët.

Tavo thotë se duhet larguar sekti i rilindjes dhe jofamiljet shqiptare.

Postimi i Tavos në Facebook

Media franceze “Marianne” shuplakë sektit të rilindjes “Shtet i dështuar me krim dhe korrupsion. Deri në 2015 kërkesat për azil qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e venosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese.”

Krimi dhe korrupsioni po largojnë shqiptarët. Është sekti i rilindjes ai që duhet larguar dhe jo familjet shqiptare.

Vendi kërkon stabilitet, zhvillim dhe shtet të së drejtës. Kjo nis me 26 prill 2021. Ky nuk është vetëm parashikim apo dëshirë, ky është fakt.

VT

Lexo edhe: Numri i lartë i azilkërkuesve/ “Shuplaka” e revistës franceze: Shqipëria, vend i zhytur në korrupsion dhe krim