Të ndërtosh TV me 1 euro, Carlo Bollino merr nga shteti 4 mijë metra katrorë me kosto 4 milionë euro
Kjo sipërfaqe toke me rreth 4 mijë metër katrorë, evendosur në një nga zonat më të kërkuara në Tiranë tashmë është dhënë me qirame shumën 1 euro kontrata.
Vendimi nuk është dhënë as për zhvillimin e industrisë, as për shkollë apo kopshte, por për ndërtimin e Televizionit të Carlo Bollinos.
Sipas hartës së çmimeve të miratuar nga qeveria, përkompensimin e pronarëve, vlera në këtë zonë shkon nga 1 milionë deri në 1milionë e 200 mijë lek metri katror.
E në fakt sipas të dhënave kjo sipërfaqe u është njohurpronarëve.
Rekomandimet ndërkombëtare, por dhe në qëndrimet eqeverive shqiptare, prioritet i jepet kompensimit fizik për të ulur koston qëdo të ketë shteti.
Në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur.
Në rast se marrëveshja për dhënien t'i dhënë Carlo Bollinos me qira 1 euro do të finalizohet, kosto që do të përballojë shteti shqiptar do të shkojë në të paktën 4 milionë euro, të cilës i shtohet dhe interesi bankar i munguar, para të cilat si gjithnjë i paguajnë taksapaguesit.
Në fakt sipas ligjit, vlerësimi i tokës bëhet sipas zonëskadastrale në momentin e sekuestrimit.
Por edhe para vitit 1976, kjo sipërfaqe ka qenë tokëtruall.