57 raste të reja në 24 orët e fundit, Kosova 611 viktima nga Covid-19
Kosova regjistron 4 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
2 raste vijnë nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonalPrizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë.
Sa i përketinfektimeve, në 24 orët e fundit kemi 57 raste të reja nga 678 testime tëkryera.
Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive arrin në 14.939 raste nga ndërsa ai I vdekjeve në 611.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientëderisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003.
Rastetpozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komunaPejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunatFerizaj, Kamenicë dhe Kaçanik, njofton IKShPK.