Kapen 203 kg kanabis në Fushë Krujë, pranga 59-vjeçarit, në kërkim dy djemtë

Sekuestrohen 203 kilogramë lëndë narkotike cananabissativa në fshatin Zallë të Fushë Krujë.

Në pranga ka përfunduar  shtetasi F. Z., 59 vjeç, si posedues i lëndës narkotike, si dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij  E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç.

Kapja e lëndës narkotike erdhi gjatë aksionit që kanëndërmarrë të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale nëPolicinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

 Gjatë 24 orëvetë fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, nëbrendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuarpatrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente tëndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 22shtetas, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim nëambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 56 persona meprecedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17automjete në gjithë vendin.

Rastet mëkryesore:   

Në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shigjeta” është kapur shtetasi i shpallur në kërkim S. T. (Z.), 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A. Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.

Në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., banues në Pojan, Maliq, pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në Lezhë është arrestuar shtetasi G. K., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike.

Operacioni vijon.