Erion Alibej mbetet në burg: Më kyçni në shtëpi, në qeli me rrezikohet jeta
ErionAlibej, 34-vjeçari i arrestuar si porositës i dy ekzekutimeve në Elbasan, kamohuar akuzat në Gjykatë. Në seancën për masën e sigurisë, ai kërkoi të kyçet nështëpi, pasi pretendon se ne qelitë e burgut i kërcënohet jeta për shkak tëhasmërisë. Por gjykata nuk e mori për bazë kërkesë.
Erion Alibej, i arrestuar si porositës i ekzekutimittë Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të ndodhur në korrik të këtij viti kamohuar akuzat në gjykatë.
Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisëmbajtur në Gjykatën e Elbasanit, 34 vjeçari ka deklaruar se nuk ka njohje me EuglenHalilin dhe Xhuljano Hoxhën, dy të rinjtë që masakruan me thikë Regis Runajn.
Përballë gjyqtares Pajtime Fetahu, ai ka kërkuarmasën e sigurisë “arrest shtëpie” me argumentin se ne qeli i rrezikohet jetapër shkak të hasmërive që ka për shkak të së shkuarës.
Por gjykatësja pasi ka analizuar provat e paraqituranga kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, ka vendosur ta mbyllë në qeli memasën e sigurisë “arrest me burg”.
Para se të vihej në pranga si organizator dheporositës i dy ekzekutimeve, Erion Alibej, ishte me masë sigurie "arrestshtëpie" për një plagosje të ndodhur rreth tre vjet më parë.
Porosia e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Runajtnga 34-vjeçari Alibej dyshohet nga policia të jetë bërë për të marr hak përvrasjen e vëllait Endrit Alibej.
Ky i fundit u ekzekutua 30 dhjetorin e vitit 2018 nëBradashesh se bashku me Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Dyranay.
Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar“Cocash”.
Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoriapolicisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.