Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Astir, sherri nisi me "Pse më sheh?"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2020, 10:32
Sherri i mbrëmshëm i cili përfundoi meplagosjen e 45-vjeçarit Spartak Beqaraj, mësohet se ka nisur me diskutimet psemë sheh.
I riu, A.M., 20 vjeç, është konfliktuar me Beqarajn për këtë shkak e më pas e ka kanosur dhe qëlluar me armë në këmbë.
I plagosuri, 45-vjeç, ka qenë i ulur në ambientet e lokalit, më pas për sqarimin e situatës me 20-vjeçarin e shpallur në kërkim është ngritur në pjesën e jashtme të lokalit ku dhe është qëlluar me plumb.
Beqaraj tashmë ndodhet jashtë rrezikut përjetën dhe policia vazhdon kërkimet.
Burimet bëjnë me dije se mes të plagosurit dheautorit të ngjarjes nuk ka patur konflikte më herët.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:45 të mbrëmjes së të dielës, në Unazë të Re, pranë një lokali.