Një formular për disa udhëtarë, agjensitë “mashtrojnë” emigrantët
Pasi kompania me të cilën udhëtonin drejt Greqisë u kishte bërë aplikim në grup për kalimin e kufirit, në një kohë që rregullat e lëvizjes përcaktojnë që ai të jetë individual. Udhëtarët nga ana tjetër thanë se paguajnë deri në 1500 lek shtesë që aplikimin e lëvizjës ta bëjë kompania e udhëtimit. Krimi Ekonomik ndërkohë ka nisur verifikime për këtë situiatë.
"Me emrin tim personal që duhet të jetë ka edhe disapersona të tjerë".
Aplikimi online për formularin e lëvizjës PFL është një prej kushteve për të kaluarkufirin drejt Greqisë.
Rreth 50 emigrantë që këtë procedurë ia kishinbesuar kompanisë së udhëtimit, madje kishin paguar deri në 1 500 lek shtesë urefuzuan në kufi këtë të hënë.
Aplikimi që duhet të jetë invidual ua kishin bërë në grup.
"100 euro tamponi, 15 mijë lekë ajo tjetra."
"Autoritetet na kthyen direkt, nuk është e rregullt. Unë e kam bërë në agjenci aplikimin."
Për pasojë në pikën kufitare u krijua radhë dhe pritje torturuese për disa orë, deri sa pala greke i lejoi të kalojnë pas negociatave.
Denoncimi në media vuri në lëvizje sektorin ekonomiknë Policinë e Korçës.
Efektivët zbarkuan në kufi dhe nisën verifikime që pritet të përfundojnë me procedim penal për përgjegjesit e këtij abuzimi.
"Na marrin nëpyetje çfarë ju ka bërë ai. Na mbushin formularët. Dje kanë ikur 4-5 veta me njëformular, sot nxorën urdhër që nuk lejohet."
"Le të vinë të mëkapin mua të më fusin në burg thotë agjencia, këta thonë nuk jeni të saktë."
Prej 16 gushtit, Greqia mban në fuqi një regjim tëkufizuar të lëvizjes me Shqipërinë.
Aplikimi i udhëtimit dhe tamponi kundërkoronavirusit janë kusht për lëvizjen, ndërsa në Kakavijë e Kapshticë në ditëlejohen të kalojnë vetëm 1050 persona.
Udhëtimet për turizëm janë të ndaluara.
