PS insiston se listat do të hapen 100% por heziton të miratojë paketën me 7 ligjet të 5 qershorit
Pasi DamianGjiknuri për rreth 60 minuta u shpjegoi draftin socialist deputetëve tëmazhorancës për hapjen e listave dhe koaliconet parazgjedhore, kreu i grupitsocialist e mbrojti atë para mediave.
Madje socialistët përtë mbështetur propozimet e tyre listojnë edhe vendet tek të cilat aplikohenedhe në vende të tjera europiane.
Mundësitë për tëmarrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit do të varen nga rënditjadhe besimi që do t’u japë kryetari i partisë.
Kjo listë mund tëndryshojë vetëm nëse një kandidat nga vota e qytetarëve ka kaluar pragunmesatar të votave të partisë, përpjestuar me deputetët që nxjerr në një zonë tëcaktuar.
Balla: Nganjë deputete e opozitës parlamentare janë bërë disa propozime.Shpresoj që edhenga ana e opozitës joparlamentare të kemi mundësinë të vijojmë diskutimin meta. Nxis PD, LSI dhe partitë e tjera jashtëparlamentare që të kontribuojnë mepropozimet e tyre por drafti i propozuar nga ne ka marrë 100% të gjithasensibilitetet. Listat janë 100% të hapura. Propozimi ynë është një propozim qësot zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë sistemin tonë, si Kroacia, Çekia,Austria, Belgjika.Çështjet e karakterit teknik janë të hapura për diskutim. PSnga 75 deputetë, 1/3 do ti ketë gra.
Nuk është e vërtet që një kandidat duhet të marrë vota më shumëse partia.Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne. Ka kënvështrime që mund tëpërzgjidhet modeli i Kosovës. Por një kandidat që të zgjidhet deputet pambështetjen e një partie politike duhet të përmbushë legjitimitetin demokratiktë votave.Fakti që renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merrnjë kandidat është një hap i madh.Të jesh deputet në Kuvend është nga 9000 mijëvota në qarqe të vogla deri 12 mijë në Tiranë.
Mazhoranca vijont’i kujtojë demokratëve që nëse nuk sjellin propozimet e tyre në KëshillPolitik, Kuvendi deri me 30 shtator do të ketë draftin final për hapjen elistave dhe koalicionet parazgjedhore.
Balla: Nukbesoj që PD do të vetëpërjashtohet nga ky proces, kam besim që opozitajashtëparlamentare do të kontribuojë me propozime konkrete për tapërmnirësuar draftin dhe për ta sjellë në një formë. Nëse nuk e bën, ndryshimetkushtetuese kanë ndodhur, listat janë hapur dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021 dotë bëhen me lista të hapura 100%. Me opozitën parlamentare është mëe thjeshtë se puna do të zhvillohet në komisionin e ligjeve, por i qëndrojpropozimit tonë sepse është i vetmi propozim që i bënë bashkë të gjithakëndvështrimet.
Pavarësisht sesocialistët nxitojnë të heqin koalicionet parazgjedhore, PS heziton të çojë nëparlament për të miratuar paketën me 7 ligje të ardhur nga marrëveshja e 5qershorit të dakordësuar mes PD dhe PS.
Balla: Puna do të vijojë, janë disa ligje meshumë rëndësi.
Edhe pse shkaku i ështëadresuar pandemisë, kryesocialisti Edi Rama vijon të hezitojë të të mbledhëAsamblenë për të shmangur pikërish pakënaqësitë e parakohshme brenda selisë rozë.Pasi do të jetë pikërisht ky organizëm që do të zgjedhe Kryesinë e resocialiste.
Balla: Jeminë kushtet e një pandemie, kemi diskutuar. Kemi menduar një mënyrë funksionaletë Asamblesë Kombëtare të PS, ka 352 anëtarë. Një mbledhje tradicionale është epamundur. Në javët në vijim kemi menduar një mënyrë që të garantojë procesin eintegritetit vendimmarrës.Do të gjejmë një mënyrë që nuk prek funksionalitetindhe integritetin e procesit të votimit brenda Asamblesë.
Ndërkohë në orën 16:00 pritet të mblidhet shtabi elektoral i PS.