Hajdari draft për listat e hapura: Të lëmë mënjanë interesat partiake, të rikthehemi të martën

Hajdari draft për listat e hapura: Të lëmë mënjanë

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudian Hajdari kërkon që PS dhe PD të lënë mënjanë interesat e tyre partiake dhe të mblidhen të martën në orën 10:00.

Pas PS, edhe vetë Rudina Hajdari ju ka dërguar Gjiknurit dhe Bylykbashit propozimet e saj për votën preferenciale në lista 100% të hapura dhe për shpërndarjen e mandateve.

Sipas këtij drafti emrat në listën e subjektit zgjedhor të renditen sipas rendit alfabetik duke filluar nga shkronja A.

Gjithashtu cilësohet se qytetarët mund të votojnë subjektin zgjedhore dhe 1 kandidat.

Ndërsa përsa i përket shpërndarjes së mandate deputetja Hajdari propozon që të nisë në bazë të rirenditje së votës parapëlqyese që kandidatët kanë marrë në proces.

Ndërkohë për të garantuar përfaqësimin gjinor në dokument shkruhet se duhet të bëhet sërish një korrektim i listës.

Në rastet kur nuk është plotësuar detyrimi kushtetues i përfaqësimit gjinor me 30%, kandidati I renditur I fundit i gjinisë më shumë të përfaqësuar zëvendësohet me kandidatin më të votuar, të renditur nën listën e fituesve të gjinisë më pak të përfaqësuar.

Ky mekanizëm përsëritet deri në plotësimin e kuotës gjinore me 30%.

Pasi ju ka bërë me dije propozimet e saj Rudina Hajdari do të duhet të bindë PS dhe PD që të ulen sërish në tryezën e rrumbullakët, ku palët kanë qëndrime të ndryshme.

PD kërkon ekspertizën ndërkombëtare të ODIHR, kërkesë e cila kundërshtohet nga PS, e cila kërkon që më parë të ketë një diskutim mbi draftin e saj për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore

Propozimi për listat e hapu... by Ora News Lajme

Info amendamentet; Kodi Zgj... by Ora News Lajme

Vendi Lajme keshilli politik Politikë Lajmi i fundit rudina hajdari takohemi te marten

EMISIONET