Cikloni i frikshëm po përparon me shpejtësi në Greqi: Përmbytje, mungesë energjie e pemë të rrëzuara

Cikloni mesdhetar "Janos" po përparon me shpejtësi në Greqi. Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë përballur gjatë orëve të fundit me ndërprerje të energjisë,  rrëzim të pemëve dhe përmbytje.

Siç tha kryetari i bashkisë së Zakynthos, pjesa më e madhe e ishullit nuk ka energji elektrike dhe deri tani janë bërë 9 thirrje për prerjen e pemëve.

Në Itakë, kryetari i bashkisë së ishullit, Dionysis Stanitsas, tha se po punohet  për shpëtimin e anijeve në portin e Vathi. 

"Ne po përpiqemi tëshpëtojmë shtëpitë që kanë humbur çatitë e tyre. Nuk kemi energjielektrike nga ora 3 e mëngjesit. Kemi dëmtime të mëdha në rrjetin rrugornga pemët e rëna, ka dyqane që janë përmbytur. Kemi thirrje të panumërta përpërmbytje të bodrumeve. Është përmbytur edhe bodrumi i spitalit."

Rrugë të përmbytura ka edhe në Agia Efimia në Kefalonia, Skala dhe Karavomylos.

Cikloni Mesdhetar mbërriti në Greqi të enjten në mbrëmje. Stuhi të forta ere përfshinë detin Jon.

Shiu i madh filloi pas orës 3 të mëngjesit në zonat e Peloponezit dhe veçanërisht në Ilia dhe Mesinia. 

Reshje pati dhe në Atikë por pa shkaktuar probleme. Zonat e "kuqe" për orët e ardhshme janë Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca.

Përveç dëmeve materiale, në orët e para të ditës nuk uraportuan të plagosur apo viktima.

Autoritetet kanë udhëzuar banorët të shmangin udhëtimet pasiinfrastruktura rrugore është bllokuar nga objekte të zhvendosura prej ciklonit,të shmangin qëndrimin në zona nën nivelin e detit dhe të mos tentojnë të kalojnëme këmbë apo me automjet në rrugët e përmbytura.

Orët e ardhshme do jenë vendimtare, njoftoi Ministria përMbrojtjen Civile pas një takimi urgjent.

Vala e uraganit pritet të zgjerohet deri të shtunënfillimisht nga skajet e Peloponezit dhe më pas më në jug me reshje të dendura,vetëtima dhe dukuri të tjera natyrore.

Meteorologët nuk kanë arritur ta përcaktojë me saktësi rrugënqë pritet të përshkojë stuhia.

Më herët ishte parashikuar që cikloni mund të jetë ndërstuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë në rajonin mesdhetar.

Fuqia e ciklonit mendohet nga ekspertët se është rezultat ingrohjes së sipërfaqes së planetit dhe posaçërisht Detit Mesdhe, që në kushte tëtilla formojnë erëra më intensive të ngjashme me ato tropikale që godasin mëshpesh kontinentin amerikan.