Shtimi i kriminalitetit, Breçani: Qeveria ka sjellë frikë dhe pasiguri, policia e kapur nga politika
Shqipëria është goditur nga një valë ngjarjeshkriminale gjatë ditëve të fundit.
Për ish-zëvendësin e drejtorisë i Policisë së TiranësErzen Breçani, kjo situatë ka ardhur për shkak të keqqeverisjes, e cila kashkaktuar frikë dhe pasiguri te qytetarët.
Erzen Breçani: ''Duke u nisur me çfarë po ndodh dhe duke parë, mendimi im është se këtë trend i rritjes së veprave penale, po e shohim edhe në mënyra të ndyrshme. Kemi krim në rrugë, krim në familje. Një pasiguri totale. Është një keqqeverisje e qeverisë dhe çdo keqqeverisje që sjell vetëm pasiguri dhe varfëri te njerëzit shton kriminalitetin. Në të gjitha vitet që kam punuar në Policinë e Shtetit, kur ka patur varfëri, më tepër kriza ekonomike dhe politike, është shtuar kriminaliteti.''
I ftuar në ''Ora News'', Breçani tha se vetë Ministrii Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk ka siguri me këtë qeveri për të vazhduardetyrën.
Erzen Breçani: ''Unë dëgjova minsitrin që tha se situata e krimit është në parametra normale. Nuk duhet të niset ministri dhe të bëjë statistika duke e krahasuar me 10 vite më përpara. Duhet të sjohim te siguria dhe të statistikat që duhet të jenë gjithnjë e në ulje. Nëse një ministër thotë do iki nga policia, atëherë kush do i kërkojë llogari drejtorit të Policisë së Shtetit? Nuk ka edhe vetë siguri ministri me këtë qeveri për ta vazhduar detyrën.''
Sipas tij, policia është e kapur nga politika.
Erzen Breçani: ''Unë nuk nisem që t'i bie gjithmonë policisë. Kam punuar vetë në polici, por tani ne shohim një polici të kapur nga politika. Kur policia është e kapur nga policia, do shohim më tepër dhunë ndaj qytetarëve, ndaj të drejtave të tyre. Duhet të heqë dorë përgjithmonë politika nga policia. Qytetarët duhet t'i shprehin të drejtat e tyre.''
Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti përonline Renato Çaushi.