Presidenti Meta dekoron artistët dibranë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte këtë tështunë (19 shtator) në Dibër, ku vlerësoi disa të personalitete të shquara tëetnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare.

Kreu i Shtetit vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrittë Skënderbeut” Qerim Sulën (pas vdekjes) dhe zonjën Liri Jushi (Rasha), ndërsame Titullin “Mjeshtër i Madh” Sherif Dervishin dhe Xhelal Cerpjen (pasvdekjes), Shaban Mziun, Sajhe Poleshi, Xhelil Ymeraj, Lutfi Ndreu dhe HalilRama.

Ndërsa me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Presidenti i Republikës dekoroi artistët Neshat Ndreu dhe Agim Cani.

Në fjalën e tij, Presidenti Ilir Meta vuri në dukje kontrobutin e dibranëve në historinë e Shqipërisë si dhe atë të trashëgimisë etno-kulturore.

Gjatë vizitës në Dibër, Presidenti Meta ishte edhe nëfshatin Zall-Dardhë i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu,Kryetari i Bashkisë Dionis Imeraj etj.