Dhjetra kandidatë shqiptarë në zgjedhjet rajonale në Itali
Italinë e pret një fundjavë e rëndësishme pasi italianëdo të votojnë për shkurtimin ose jo të numrit të parlamentarëv, për këshillatrajonalë dhe guvernatorët në 7 rajone italiane: Veneto, Marche, Campania, ValleD'Aosta, Puglai e Toscana.
Janë mbi 47 milionë italianë që kanë të drejtën e votësnë referendumin kombëtar dhe mbi 18 milionë votues të thirrur në zgjedhjetrajonale.
Zgjedhjet do të zhvillohen më datë 20 shtator dhe dotë zgjasë deri në orën 15:00 të së nesërmes.
Vota e referendumit fton qytetarët italianë të shprehinmendimin e tyre pro apo kundër ndryshimit kushtetues të aprovuar më 12 tetor2019 mbi reduktimin e numrit të parlamentarëve italianë. Nëse votohet pro,numri i sentaorëve italianë do të reduktohet nga 315 në 200 dhe i senatorëvenga 630 në 400.
Për qeverinë Conte 2, shkurtimi i numrit tëparlamentarëve do t'i sillte shtetit një kursim të shpenzimeve prej 53 milionëurosh për dhomën e deputetëve dhe 29 milionë euro për dhomën e senatit.
Dhejtra shqiptarë kandidatë për këshillat rajonale e bashkiakë
Njëherësh me referendumin kushtetues në Itali do tëzhvillohen dhe zgjedhjet rajonale e zgjdhjet e drejpërdrejta të guvernatorëve në7 rajone.
Edhe në këto zgjedhje, kandidatët me origjinëshqiptare janë të shumtë në numër.
Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Itali që janëmbi 440 mijë e ndër më historikët ka dëshmuar vit pas viti se është dhe ndërkomunitetet e huaja më të integruara në shoqërinë italiane, provë e të cilës ështëpjesëmarrja e lartë në numër e përfaqësuesve të tyre në politikën italiane.
Nga veriu në jug janë me dhjetra kandidatë shqiptarë qëjanë në krah të forcave të ndryshme politike e në lista civile, përfaqësohen përt'u votuar si kandidatë të këshillave rajonalë dhe komunale.
Në rajonin Marche, kandidon për Këshillin Bashkiak tëkomunës së Fermos, kryetari i shoqatës së avokatëve shqiptarë Arjol Kondi, nërajonin Toskana shqiptari Lorenzo Zejnati, në Bolzano shqiptarja Albana Loka, nëMacerata kandidon kryetarja e Lidhjes së Mësusve të Gjuhës Shqipe ArjanaKosova, e shumë të tjerë.
Madje në komunën e Roveretos me rreth 40 mijë banorënumri i kandidatëve shqiptarë për këshillat rajonal e komunal të këtij territori është ndër më tëlartit, plot 14 shqiptarë.
Dhe në këto zgjdhje nuk kanë munguar që mes kandidatëveshqiptarë të ketë dhe nga ata që janërreshtuar përkrah Matteo Salvinit e forcës së tij politike Lidhja, megjithëse në memorien popullore Matteo Salvini e partiaqë përfaqëson shpesh kanë shprehur deklarata jo fort të këndshme e të drejta përemigrantët e për shqiptarët në veçanti.
E tillë është Lindita Elezi me profesion infermiere,është kandidate në Jesi në provincën e Ankonës e cila në prezantimin e saj thotëse "që e vogël babai i saj dikur kolonel ushtarak, më ka përcjellë vlera tërëndësishme si politika mund të zgjidh problemet. Politika, thotë ajo, është përmua të rrish me njerëzit, t'i ndihmosh, është pasioni im."
E veçanta e kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhjerajonale është numri i lartë i pjesëmarrjes femërore, dëshmi e integrimitprofesional e sociale të grave emigrante që tregon se politikën nuk e bëjnë vetëmburrat.
Një nga këta është Albana Loka me profesionipsikoterapeute, kandiate për Partinë Demokratike për këshillin rajonal tëBolzanos. Në prezantimin e saj ajo kujton betejat më të rëndësishme të emigrantëvenë Itali, e drejta e nënshtetësisë për fëmijët e brezit të dytë, e drejta e njohjes së diplomave, shkurtimi iburokracive për marrjen e nënshtetësisë italiane e shumë të tjera.
Janë kërkesa të thjeshta në dukje por beteja të ashprapolitike që ende nuk janë fituar, e jo më kot Corriere della Sera e quan"mosketiere që kërkon të ndryshojë politikën."
Në zgjedhjet vendore të 2019 kandidatët shqiptarë ishinrreth 170, dhe këtë vit numri i tyre është mbi 70 edhe pse votohet vetëm në 7rajone italiane.