Beteja për mandatin e kuvendit/ Meta: Hapni listat. Rama: Parlamenti legjitim
Presidenti Ilir Meta, reagoi ashpër ndaj mazhorancës duke e cilësuar parlamentin më keq se asamblet e kooperativave në kohën e komunizmit, ndërsa kërkoi hapjen 100 përqind të listave. Në përgjigje të tij, kryesocialisti Edi Rama thekson se Meta reagon sipas hënës, teksa shton se pret dhe mendimin e opozitës për listat e hapura. Por ai shton se nuk do të presë pa fund.
Presidenti Ilir Meta, duke shpërndarë një analizëtë Kastriot Islamit, i cili ka qënë njëndër autorët e ndryshimeve kushtetuese të 2008, i bën apel mazhorancës që tëhapë 100 përqind listat. Kreu i Shtetit nuk komenton formulën që propozonPartia Socialiste, por le të kuptohet se ajo është një hile dhe jo një hapjereale. Ilir Meta, nuk kursen akzuat për kuvendin.
Ilir Meta: “Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e "integrimit".
Por, nga Gjermania kryeministri Edi Rama i përgjigjetqëndrimeve të presidentit. I pyetur nëse Meta mund të shpërndajë kuvendin, kreui qeverisë nënvizon se mandatet janë legjitime.
Edi Rama: ''Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e hënës kur flet.''
Për t'u miratuar kodi zgjedhor do të duhen së paku 84vota, por drafti i PS është kundërshtuar dhe nga opozita parlamentare. Ramashton se ky është një model, por pret të ketë dhe propozime.
Edi Rama: ''Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por të pengojë procesin ta harrojë.''
Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe LSI kanë kërkuarqë për çështjen e koalicioneve parazgjedhore t'i kërkojnë mendim dheOSBE-ODHIR.