COVID-19 në Itali: Në 24 orët e fundit shënohet numri më i lartë i viktimave në 2 muaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2020, 17:57
Rekord viktimash nga Covid-19 në Itali.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 24 viktima, shifër qënuk regjistrohej prej 2 muajsh, më konkretisht prej datës 7 korrik.
Lombardia është rajoni me numrin më të lartë tëviktimave, ku 9 pacientë humbën jetën.
Të infektuarit e 24 orëve të fundit janë 1,638, dukeshënuar një ulje me një ditë më parë kur numri i tyre ishte 1,907.
Në 24 orët e fundit janë kryer 103,223 tampone.
Pandemia po vë në vështirësi referendumin dhezgjedhjet rajonale. Frika e infektimit ka bërë që mjaft anëtarë komisionizgjedhjesh të dezertojnë e të heqin dorë nga pjesëmarrja e tyre.
Deri më tani në Itali janë shënuar 35.692 viktima e296.569 të infektuar.