Lukashenko izolohet me fqinjët
Pas 6 javëve protestamasive, Bjellorusia ka vendosur ushtrinë në gatishmërinë më të lartë dhe do tëmbyllë kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.
Presidenti AleksandërLukashenko përsëriti të enjten se revolta popullore për dorëheqjen e tijvazhdon të nxitet nga Perëndimi.
Duke folur në njëforum për gratë, kreu i shtetit apeloi tri popujt fqinjë të ndalin marrëzinë epolitikanëve të tyre, për të evituar përplasjen luftarake.
"Të jem i sinqertë nuk e dimë çfarë do duan të bëjnëtani. Dimë që kanë akoma shumë truke në arsenalin e vet para se të fillojnëluftën konkrete. Ne jemi të detyruar t'i tërheqim trupat nga rruga, të vendosimnë gatishmëri gjysmën e ushtrisë dhe të mbyllim kufirin shtetëror me perëndimin,me Lituaninë dhe Poloninë, dhe të forcojmë atë me Ukrainën vëllazërore."
Protestat kundërpresidentit Lukashenko nisën më 9 gusht kur 66-vjeçari shpalli fitoren e 6-tëradhazi pas një procesi zgjedhor të konsideruar i manipuluar nga opozita,Bashkimi Europian dhe SHBA-ja.
"Ne i mbajtëm zgjedhjet sipas Kushtetutës dheligjit. Nuk na duhen të tjerët për t'i njohur ato si të rregullta apo jo.Zgjedhjet u mbajtën dhe ishin të ligjshme."
Trazirat disajavore nëkryeqytetin bjellorus kanë çuar në ndalimin dhe shoqërimin në polici të afro 7mijë personave dhe qindra të tjerë raportohet të jenë dhunuar nga forcat erendit.
Organizatat për tëdrejtat e njeriut kanë njoftuar se po punojnë për identifikimin e dhunuesve dheemrat e tyre, ka paralajmëruar opozitarja, Svetlana Tikanovskaja, do publikohennë nder të njërit prej protestuesve që humbi jetën në Minsk një ditë paszgjedhjeve.
Parlamenti Europian tëenjten miratoi një rezolutë që mohon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dheparashikon mosnjohjen e Lukashenkos si president kur t'i skadojë mandati më 5 nëntor.
Ndërkaq Rusia ka dalënë krahun e Bjellorusisë dhe pas një takimi me homologun e tij gjatë javës,presidenti rus Vladimir Putin ofroi mbi 1 miliardë dollarë ndihmë ekonomike përvendin dhe mundësira për armatosje ushtarake nëse do të jetë e nevojshme.