SHBA, uragani "Sally" përmbyt juglindjen

Më shumë se gjysmë milion amerikanë kanëmbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë tropikale "Selli" qëka goditur brigjet e SHBA-së.

Përmbytje të mëdha u shkaktuan në shtetet eFloridës dhe Alabamës, ku erërat me shpejtësi mbi 165 kilometra në orë dheshirat e dendur nxorën lumenjtë nga shtrati.

Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brendapak orëve ceku totalin e 4 muajve marrë së bashku.

Të paktën një person mbeti i vrarë të mërkurëndhe qindra të tjerë arritën të evakuohen.

Qendra amerikane e uraganeve njoftoi se mezbutjen e stuhisë, priten reshje të reja që do arrijnë deri  45 centimetra lartësi në disa nga shtetetjuglindore të SHBA-së.

Në qytetin bregdetar të San-Ljuisit nëMisisipi, banorët punuan me shpejtësi për të mbrojtur shtëpitë dhe anijet eankoruara nga ujërat e rrëmbyer dhe stuhia.

"Nakanë lajmëruar se në gjirin tonë do ketë dallgë midis 2 dhe 3 metra të larta,ndaj po sigurohemi që të lidhim mjetet për të mos na i marrë uji me vete. Unëkam kaluar më parë edhe stuhinë Katrina, Kamilën, ndaj mua vetë këto rrethananuk më habisin."

"Kemimarrë masat tona prej stuhisë por nëse do na thonë të largohemi, patjetër që doikim. Jam e shqetësuar për familjen."

Megjithëse stuhia "Selli" nuk ka shënuarfuqinë shkatërruese të uraganit më vdekjeprurës "Laura" që goditivendin muajin e kaluar, sërish la pasoja në infrastrukturën vendëse, me pemë tërrëzuara, anije të përplasura në portet detare dhe makina të përmbysura nga erërate forta.

Përveç "Sellit" që tani po lëviz mengadalë nëpër territor, katër ciklone të tjera tropikale po vërtiten rrethOqeanit Atlanik në pritje për t'u futur drejt shteteve të reja amerikane.