Navalni, kritiku i Putin ngrihet në këmbë
Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, është ngritur në këmbë në spitalin e Berlinit ku po kurohej prej disa javësh për shkak të helmimit të dyshuar me agjentë nervor.
Ai është parë pa ventilator dhe në pamje të parëmund të konfirmohet se mund të kryejë frymëmarrje pa nevojën e një ventilatori.
Kritiku i ashpër i Putin, u sëmur në Siberi muajin ekaluar, teksa testet laboratorike të kryera në tre shtete të ndryshme kanë dalënë përfundimin se kryeopozitari është helmuar nga novishoku.
Qeveritë e vendeve perëndimore janë shprehur kritikepër këtë rast, ndërsa kanë kërkuar një shpjegim nga ana e qeverisë ruse.
Edhe pse ngritja në këmbë është një lajm inkurajues për Navalnin, ai bëri medije se ka ende probleme në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Mjekët ndërkohë thonë se gjëndja është optimiste dhe seshumë shpejt do të rikthehet në gjëndjen e mëparshme, ndonëse kjo do të kërkojëpunë të vazhdueshme.
Kremlini ka mohuarcdo lidhje me ngjarjen, edhe pse ka shumë pikëpyetje. Navalni ka bërë me dijese planifikon të rikthehet sërish në Moskë, teksa shumë analistë vënë nëpikëpyetje sigurinë e tij fizike në rast të një veprimi të tillë.