Koronavirus, 30 mln të infektuar në botë

Koronavirusi i ri kainfektuar më shumë se 30 milionë njerëz që prej përhapjes në gjithë botën ngafundviti i kaluar.

Mbi 940 mijë personakanë mbetur viktimë e sëmundjes së kovidit-19.

Vendet më të goditurajanë tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili, por ka rritje tënumrit të të infektuarve kudo nëpër Europë.

Me afrimin e dimrit,shumë vende po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë.

"Shifrat janë të pakundërshtueshme: takimet mefamiljen dhe miqtë janë burimet më të mëdha të infeksionit. Infektimi ndodh mestë rriturve më shumë, ose nga i rrituri te fëmija, por rrallë mes dy fëmijëveapo nga fëmijët te të rriturit. Ky është informacion i rëndësishëm që duhetpasur parasysh kur mendojmë për shkollat fillore, kopshte dhe çerdhe," deklaroi të enjten Olivier Veran, ministri francez iShëndetësisë.

Në vendin e tij, 5 nëçdo 100 veta po rezultojnë tani bartës të sëmundjes infektive, krahasuar me 1 në100 në ditët e para të verës.

10,500 rastet ekonfirmuara brenda ditës shënuan një rekord të ri për Francën, ndërkohë që nëSpanjë këtë fundjavë janë paralajmëruar izolime në zona të caktuara urbane, qëpritet të pasohen në muajin tetor edhe në Britania, ku infeksioni po ashtu po përhapet.

Në Rusi, ndërkaq,vijon fushata e vaksinimit vullnetar.

Vaksinën ruse"Sputnik V" është produkti i parë në botë i miratuar zyrtarisht si isigurt për njerëzit dhe që tani po i nënshtrohet fazës finale të testimit.

"Vaksina ka dy komponentë. Në fillim, pacientimerr dozën e parë dhe 21 ditë më pas, një dozë të dytë. Me të parën nxitetprodhimi i antitrupave, ndërsa e dyta, përforcon efektin e tyre."

Sipas Organizatës Botëroretë Shëndetësisë, jeta në botë nuk pritet t'i kthehet normalitetit para vitit2022, pasi vetëm atëherë do të ketë mjaftueshëm persona të imunizuar ngakoronavirusi i ri.