Gjermani, pezullohen policët "ekstremistë"
Rajoni perëndimor i Nordrajn-Vestfalisë në Gjermani kapezulluar nga detyra 29 oficerë të policisë të akuzuar për promovimin enacionalizmit dhe racizmit mes njëri-tjetrit.
Ish-pjesëtarët e forcave gjermane të rendit dyshohetse përdornin grupe të mbyllura dhe aplikacione celulare për të shpërndarë fototë ish-udhëheqësit famëkeq, Adolf Hitler, foto diskredituese për refugjatët qëjetojnë në vend dhe materiale të tjera të ekstremizmit të djathtë.
Kryeqeveritari i rajonit, Herbert Rojl, deklaroi në njëkonferencë se ngjarja e ka goditur në zemër dhe e ka turpëruar policinërajonale.
"Bëhetfjalë për portretizimet më të pështirë nga neonazistë, racistë dhe urryes tërefugjatëve. Kanë shpërndarë më shumë se 100 foto kriminale, foto të Hitlerit,simbole të svastikës, flamurin e Gjermanisë perandorake, por edhe vizatime tëshëmtuara të një refugjati brenda një dhome gazi në kamp përqendrimi apo tënjerëzve me ngjyrë teksa qëllohen me armë."
Dhjetëra policët akuzohen se kanë vepruar nëkundërshtim me kushtetutën, duke përdorur simbolet e kryqit nazist, fotografitë Hitlerit dhe dhomat e gazit të ngritura dikur për hebrenjtë.
"Përekstremistët ultradjathtistë dhe neonazistët nuk ka vend në forcën policore tëNordrajn-Vestfalisë. Duhet patjetër një reagim i fuqishëm politik."
Nga policët e shkarkuar, 25 prej tyre mësohet sepunonin në drejtorinë e policisë së Esenit, në nivel drejtuesish dhe në njësitëe forcave speciale.
Zbulimi u krye në vazhdën e një hetimi të prokurorisëkundër një ish-polici, i cili dyshohej se kërcënonte me imejle aktivistëve dheligjvënës turq pro emigracionit duke përdorur siglën e një bande të dikurshmeme bindje neonaziste.
Mesazhet nënshkruheshin me shkurtimin "QëndresaNacionalsocialiste", bandë gjermane e cila në vitet 2000 dhe2007 shkaktoi vdekjen e të paktën 10 personave, shumica emigrantë.