Valë e dytë e Covid-19? Vendet e BE-së rikthejnë masat kufizuese
Në dy javët e fundit, numri i infektimeve të reja me koronavirus në Europë është rritur me 10%, ç'ka ka bërë që shumë shtete në kontinentin e vjetër të rikthejnë masat e ashpra parandaluese. Rregullore të reja kanë prezantuar Greqia, Danimarka dhe Franca, teksa në kryeqytetin spanjoll, Madrid, për një periudhë të pacaktuar, do duhet të merret leje për t'u larguar nga zona e banimit.
Disa vende europiane kanë rikthyer masatparandaluese të përhapjes së Covid-19, për shkak se në dy javët e fundit ështëvërejtur një rritje e rasteve të raportuara me 10%. Në këto kushte, kontinentii vjetër duket se i druhet një vale të re të virusit. Spanja, Greqia, Danimarkadhe Franca kanë njoftuar secila vendime nga më të ndryshmet. Është pikërishtSpanja ajo e cila ka marrë masat më drastike.
Shteti iberik ka numrin më të lartë tëinfeksioneve, ndaj ka bërë me dije se në vijim qytetarët do duhet të paraqesinarsye të qënësishme për t'u larguar nga zona ku banojnë. Qeveria ka njoftuargjithashtu se parqet do të mbyllet ndërsa dyqanet dhe restorantet do duhet tëpunojnë me gjysmë kapaciteti. Në kryeqytetin spanjoll, gjithashtu do tëndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona.
E njëjta masë do të zbatohet edhe në Francë,ku qeveria ka njoftuar edhe për vendosjen e orareve kufizuese për baret dherestorantet. Greqia ndrërkohë pritet të ashpërsojë kufizimet në Athinë. Dukefilluar nga e hëna nuk do të lejohen grumbullimet, por nuk pritet të prekenrestorantet, baret dhe dyqanet e kafeve.
Italia që ishte epiqëndra e virusit në muajt eparë nuk po përjeton më shifra tragjike, por ekspertët e shëndetit nuk duan qëkjo çështje të merret pa seriozitetin e duhur. Zyrtarët e shëndetit kanëkërkuar që të shmanget në maksimum qëndrimi në hapsira publike.