Rriten të infektuarit e viktimat nga Covid në Itali
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar një rritje të numrit tëpersonave të infektuar nga koronavirusi si dhe të viktimave nga pandemia.
Janë shënuar 1585 të infektuar e 13 viktima më shumë se një ditë më parë.Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur deri më sot më 35 659 ndërsa tëinfektuarit në 293 025.
Në rritje është shënuar sot dhe numri i personave që po kurohen nëregjim spitalor janë 63 më shumë se një ditë më parë duke e çuar nurmin e tyremë 2348.
Në rritje dhe numri i pacientëve që kërkojnë kurim në repartet e terapisëintesive duke. Në 24 orët e fundit janë shtruar në këto reparte 5 pacientë tërinj duke e çuar numrin e tyre në 212.
Po rritje ka shënuar dhe numri i pacientëve aktivë me koronavirus e janëmometnalisht 41 413.
Gjithashtu në 24 orët e fundit autoritetet italiane kanë kryer rreth 101773 tampone e gati 1000 më shumë se një ditë më parë.
Ndërkohë në Itali mbetet i ndezur debati mes ekspertëve të shëndetësisëqë kërkojnë të reduktojnë ditët e karantimint të detyrueshëm nga 14 në 10 ditë.
Rajonet me numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orët e fundit nëItali janë Lombardia me 281 raste, Campania 185, e Lazio 181.