Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg
Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës sëLartë, u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njoftoiGjykata.
Ginsburg ishte 87-vjeçe.
Ajo vuante nga komplikimet nga kanceri ipankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.
Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauzaliberale ishte e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.
“Kombiynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,”tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.
Zonja Ginsburg, para se të bëhej anëtare eGkykatës së Lartë, kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtate grave.
Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trumpmundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruarnjë gjykatës të tretë gjatë mandatit të tij.
Disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi njëdeklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të moszëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”, njoftoi kanali radiofonikNPR.