Shpallen fituesit e rekodeve botërore Gunies

Frank Hachem nga Hampshire, Mbretëria e Bashkuar ështënjë nga mbajtësit e rekordeve “Guiness” të këtij viti. 136,2 cm i gjatë, ai ështënjë nga shoferët e autobusëve më të shkurtër në botë. Por ky fakt nuk e pengon aspaknë punën e përditshme. Hachem thotë se nuk ka nevojë për modifikime të veçanta nëautobusin e tij, thjesht rregullon sediljen e timonin dhe niset….

Po nga Hampshire është edhe motoristi profesionist, MarcoGeorge i cili mund të bëjë akrobacira duke qendruar vertikal mbi motorin e tij qëecën me shpejtësi 122.59 km / orë. Ai mban titullin e motoçliklistit më të shpejtëndërsa qendron mbi të pa duar.

Ndërsa nigeriani 11 vjeçar, Eche Chinoso në një minutëmund të mbajë topin ndërsa ekuilibron një tjetër në kokë. Ai tani është mbajtësi i rekordit të xhonglimeve me top.Chinoso ka praktikuar aftësinë e tij për tre vjet, dhe tani stërvitet dy herë nëditë.

Një tjetër titull Guinesska shkuar në  Indi. 21-vjeçari, Zorawar  Singh, mbajtës i disa Rekordeve Botërore,arrin të realizojë në 30 sekonda, 135 kërcime me litar, teksa mban veshurpatina me rrota. I riu stërvitet gjashtë ditë në javë deri në katër orë në ditë.Madje, ndërsa libri ka shkuar për t'u shtypur, Singh ka thyer rekordin e tij,duke arritur në 147 kërcime.

Koleksionisti amerikanPaul Scardino tani mund të pretendojë të ketë koleksionin më të madh në botë tëFunko Pop! Ai zotëron plot 5,306 statuja.

Janë të shumtë personazhetqë janë bërë pjesë e edicionit të këtijviti. Libri “Guinness”i Rekordeve Botërore,është një libër referimi i botuar çdo vit, duke renditur rekordet botërore si tëarritjeve njerëzore ashtu edhe të ekstremeve të botës natyrore. Botimi i këtij vitika 12 kapituj.