Toka me 1 euro për Carlo Bollinon, banorët kërkojnë të anulohet vendimi: Na duhen shkolla e kopshte


Ndërtesa me më shumë se 4021 m2 truall ndodhet në zonën e ish 'Parkut të Autobuzëve', në Tiraë e cila së fundi është mbipopulluar me familje të reja.

Por në vend që kjo pronë shtetërore të përdoret në shërbim të komunitetit, vendoset që të jepet së bashku me ndërtesën me një kontratë simbolike 1 euro në favor të Carlo Bollinos.

Vetë banorët të revoltuar, kërkojnë që bashkia të ndërtojë në të një shkollë,  çerdhe apo qëndër shëndetësore.

"Kemi dëgjuar që është marrë  nga një televizion privat për t'u bërë godinë për televizionin ndërkohë që ne si banorë kemi pritur të bëhet diçka për komunitetin. Mund të bëhej një shkollë e mesme, qendër shëndetësore apo minibashki," thotë një qytetar.

Ne foto: Ndertesa qe do te merret per 1 euro


Fëmijët thonë se duhet t'i dërgojnë larg.

“E mira do ishte të bëhej një gjimnaz” ,thotë një qytetar tjetër.

Në foto: Qytetar i zonës së Ish parkut te autobuseve

Thonë se për vendimin nuk u është marrë mendim, ndaj bëjnë thirrje për anulimin.

Ai që ka lekët bën si të dojë. Sot është paraja në fuqi. Këtu përfitojnë abuzuesit. Kryebashkiaku dhe kryeministri të zbrapsin vendimin”.

Si gjithmonë rastet kur gazetarët vihen në shërbim të problemeve të familjeve, është dikush pas dritareve që filmon.

Ne foto: Nje person qe filmon gazetarin duke kryer detyren


Edhe pse kronikat transmetohen në televizion, duket se dikush është i interesuar për të parë me pamje gazetarët ndaj porosit për t'i filmuar gjatë kohës kur ata kryejnë detyrën.

Për televizionin këto forma sjellje janë një shantazh i hapur. Theksojmë se në raportet e fundit liria e medias në vend është përkeqësuar