Banorët në Lezhë jetojnë në çadra, apelojnë për rindërtimin e banesave

Familjet në Lezhë të cilave iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, kërkojnëndërhyrjen e shpejtë të shtetit, pasi me afrimin e dimrit jetesa në çadra ështëe pamundur.

Gjok Kola, banor në Taletë Lezhës, shprehet se ka trokitur në zyrat e bashkisë, por nuk ka marrë asnjëpërgjigje.

"Jam Gjok Kola, banor i Tales. Mu shemb shtëpia që në tërmetin e 26 nëntorit. Jam jashtë në çadër. Kërkesa për rindërtimin e shtëpisë kemi bërë boll, gjë nuk shohim. Dimrin e kemi kaluar në çadra. Si kalohet? Jemi 5 familjarë dhe jetojmë në çadër", shprehet banori

Në takimin me përfaqësuesite PD, Kola thekson se nuk ka mundësi të marrë banesë me qira pasi nuk ka tëardhura.

Gjok Kola: "Asnjë pjesëtar i familjes nuk punon. Vetëm nëna merr 50 mijë lekë të vjetra pension, dhe marr ndihmë ekonomike 40 mijë, këto janë të ardhurat e mija, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi im. Nuk kam të ardhura të tjera. Këto janë kushtet e mia, s’kam çfarë të them tjetër"

Lezha, Thumana dhe durrësi janë zonat më të dëmtuara nga tërmeti 6.4 ball Inëntorit të vitit të shkuar, por deri më tani ende nuk ka nisur procesi I rindërtimit