A janë të sigurtë? Qytetarët kundërshtojnë Lleshajn: Përditësohu, siguria zero
“Situata e rendit në Shqipëri është në parametra optimalë pavarësisht ngjarjeve të fundit. Ngjarjet janë ngjarje por jot ë atij niveli sa të përmbysin situatën” u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pak ditë më parë.
Porpër shqiptarët e vërteta është ndryshe. Madje ata shprehen se ndihen tërrezikuar teksa ecin në rrugë
“Po vriten njerëz të pafajshëm. Nuk je shumë i sigurtë” thone qytetaret.
Sipas Lleshajt, në raport me një vit më parë ka më pak ngjarje kriminale, por për qytetarët kjo deklaratë tregon se ministri nuk ka marrë informacionet e reja
“Ndoshta ministri nuk i di. Se u vranë tre-katër vetë nuk shuhet Shqipëria. Përditë vrasje. Siguria është zero. Ne nuk kemi siguri kur ecim le pastaj të tjerat. Kanë siguri për vete ata” thone qytetare te tjere.
Vrasjepër larje hesapesh, pazare droge, hakmarrje apo luftë për pronë që shoqëruanpërditshmërinë e shqiptarëve vetëm në javën e fundit kanë rritur frikën dhepasigurinë.
Policiae Shtetit ka bërë me dije se në të gjithë vendin janë ngritur 73 pika kontrollidhe janë arrestuar në flagrancë 21 shtetas, janë proceduar penalisht 4 të tjerësi dhe janë ndaluar 7 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshmepenale.