Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për Luan Dacin, kërkohet pezullimi i gjyqtarit

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci, të cilët në dhomë këshillimi vendosën të kalojnë çështjen për gjykim. SPAK kërkon pezullimin nga detyra të anëtarit të KPA-së, por pavarësisht pranimit, Gjykata e Lartë nuk i ka pesë gjyqtarë që nevojiten për shqyrtimin e çështjes.

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Prokurorisësë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për masën e sigurisëndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Vendimi ështëmarrë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues me relator të çështjes gjyqtarinIlir Panda të cilët vendosën të kalojnë çështjen për gjykim. SPAK e akuzongjyqtarin Daci se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin etij si dhe mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna, të vitit1997.

Një kërkesë e SPAK për pezullim nga detyra urrëzua nga gjykata e posaçme e apelit, të cilët nuk i konsideruan të dhënat erreme si vepër penale. Pas këtij vendimi prokurorët e SPAK, pretendojnë nërekursin e bërë përpara Gjykatës së Lartë se Apeli nuk ka marrë parasysh vlerënqë pati dokumenti i aplikimit në procesin e përzgjedhjes së Luan Dacit, nëkundërshtim me kriteret ligjore.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Posaçme tëApelit, SPAK i vazhdoi hetimet dhe vendosi marrjen në cilësinë e të pandehurittë gjyqtarit të KPA, Luan Daci për akuzën “falsifikimi i dokumenteve”. Kolegjii Posaçëm i Apelimit njoftoi më 24 korrik pezullimin nga detyra të gjyqtaritDaci, pas marrjes së tij të pandehur.

Pavarësisht se Gjykata e Lartë pranoi rekursine bërë nga SPAK, shqyrtimi i çështjes në seancë duket se është aktualisht ipamundur, pasi nevojiten 5 gjyqtarë, të cilët Gjykata e Lartë nuk i ka. Dukekonsideruar edhe faktin se tre gjyqtarët aktualë që ka Gjykata e Lartë të cilëtvendosën në dhomë këshillimi të kalojnë këtë çështje në seancë gjyqësore, nukmund të jenë pjesë e trupit tjetër gjykues, nevojitet që të emërohen edhe pesëgjyqtarë të tjerë për të bërë të mundur çeljen e shqyrtimit.