Trump kundër ekspertëve: Vaksina anti-covid e disponueshme brenda vitit
Qytetarët amerikanë do mund të vaksinohen në masë kundër koronavirusit vetëm vitin e ardhshëm. Por presidenti Donald Trump ka replikuar me drejtuesin e qendrës amerikane për sëmundjet duke deklaruar me optimzëm se vaksinat do jenë të disponueshme brenda vitit.
Qendra amerikane për kontrolline sëmundjeve parashikon që vaksina për kovidin-19 mund t'i shpërndahet publikuttë gjerë në tremujorin e tretë të 2021-it.
Shefi i qendrës, RobertRedfild, dëshmoi të mërkurën para Senatit se vaksinimi paraprak që pritet tënisë brenda dhjetorit do jetë i kufizuar dhe do ketë prioritet stafin shëndetësorapo shtresat më të rrezikuara, ndaj në parim, mbrojtja më e mirë për qytetarëtjanë maskat.
"Kemi prova të qarta shkencore se ato funksionojnë, madje do thosha se maska për fytyrën ka më shumë garanci ndaj kovidit se vaksina, sepse vaksina ka 70 për qind efikasitet, dhe nëse imuniteti i dikujt nuk reagon, ajo nuk të mbron, ndërsa maska po."
Shtetet e Bashkuara tëAmerikës mbajnë rekordin për numrin e të infektuarve dhe të vdekjeve ngainfeksioni i koronavirusit të ri, mbi 6 mln e gjysmë raste prej fillimit dheafro 200 mijë viktima.
Kreu i shtetit, DonaldTrump, po i shtyn shkencëtarët të gjejnë brenda pak javëve një kurë që vendi tërindezë totalisht motorët e ekonomisë dhe të shkojë pa frikë në zgjedhjetpresidenciale të nëntorit.
Nga Shtëpia e Bardhë,presidenti të mërkurën kundërshtoi drejtuesin e qendrës së specializuar për sëmundjetpër sa i përket disponimit të vaksinës për qytetarët vitin tjetër dhe përmaskat.
"Mendoj se Redfild gaboi, dha një informacion të pasaktë, ndoshta nga hutimi. Vaksinën do e kemi gati sapo ta shpallim rreth tetorit ose aty afër. Mund të shpërndajmë rreth 100 milionë doza brenda vitit por ai këtë proces nuk e njeh mirë. Edhe maska, në asnjë mënyrë nuk është më efikase sesa vaksina."
Sipas Organizatës Botërore tëShëndetësisë, ardhja e sezonit të gripit do mbingarkojë sistemet spitalore nëshumë vende.
Maria Van Kerkhove,drejtuesja e programit të OBSH-së për emergjencat, thotë se do jetë e vështirëtë dallohet gripi normal dhe koronavirusi.
"Na shqetëson vërtet rritja e numrit të rasteve, veçanërisht në hemisferën veriore. Ka pjesë të Europës, Spanjës, Francës, dhe më në lindje, në Gjeorgji, Malin e Zi, në Ukrainë dhe në disa shtete të SHBA-së po rëndohet shumë gjendja në spitale."
Në gjithë botën, që prejmuajit janar janë konfirmuar rreth 30 milionë raste të bartjes së kovidit-19dhe më shumë se 940 mijë persona e kanë humbur betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.