Ura rrezikon jetën e banorëve në Zall Herr: Bojkotojmë zgjedhjet, nëse bashkia nuk ndërhyn
Rreth 70 familje në fshatin Pinar tëTiranës i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë të kthejë vëmendjen nga ata. Ura e cilaështë në gjendje të degraduar prej vitesh u ka rrezikuar jetën, ndaj i kërkojnëpushtetit vendor të ndërhyjë, ndryshe kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve.
Kamë shumë se 30 vite që ajo është ndërtuar dhe me kalimin e kohës gjendja e sajsa vjen dhe degradohet.
Dërrasatqë janë mbi të duket se do thyhen, ndaj edhe ata që kalojnë aty janë tërrezikuar në çdo çast.
Banorëtthonë se rreziku shtohet veçanërisht në periudhën e dimrit ku fillojnë dheshirat.
"Është shumë vështirë se kalojnëfëmijë shumë të vegjël, sidomos në dimër kur mund të hiqen edhe dërrasat."
"Për fëmijët është e rrezikshëmse këtu kalojnë fëmijët, por nuk ka mënyrë tjetër për të kaluar."
Madjenjë prej banorëve tregon se ka rënë nga ura.
"Unë kam rënë nga ura poshtë para disa vitesh, edhe djali 3 vjeç ka rënëposhtë ka thyer krahun. Në këtë urë mezor kalojmë."
Thonëse ndihen të lënë pas dore dhe se premtimeve të politikanëve nuk u besojnë më.
"Të gjithë na kanë thënë se dota bëjnë."
"Vijnë dhe gënjejnë sa herë ka zgjedhje,por këtë vit nuk do të votojmë."
Urae cila lidh njësinë administrative Zall Herr me fshatin pinar është në varësi tëbashkisë Tiranë e cila kujtohet për këtë zonë vetëm gjatë fushatës elektorale.