Kodi Zgjedhor/ Amendamentet e PS: Lista 100% të hapura, pragu 3% për partitë jashtë koalicionit
Pak para fillimit të mbledhjes sërradhës të Këshillit Politik, Ora News siguron draftin e amendamenteve qëDamian Gjiknuri do të propozojë në tryezë.
Sipas PS, kuota 30% për gratë nuk duhet të preket, ndërsa shton se, listat duhet të jenë 100% të hapura dhe qytetari voton kandidatin preferencial.
Në amendamentin e selisë rozë theksohet se, "është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor qëtë zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim".
Sipas Partisë Socialiste, këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë tëartikuluar prej tyre.
Më konkretisht, amendamentet e propozuara nga PS parashikojnë:
1.LISTA E KANDIDATËVEtë partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët nëlistë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka tëdrejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tekemri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që tëndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve dukevlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe,edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet nënjë sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë tëri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendjemund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.
2.PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVEpër Kuvendin,mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve(subjekte elektorale) është 3% E VOTAVETË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet mëtë mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisionii Venecias në një sërë opinionesh të tij.
3.GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetëJO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimittë listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasingjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar ngasubjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituaranga subjekti zgjedhor.
4. KOALICIONIZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKTZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhoreështë3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një partipolitike që konkuron e vetme në zgjedhje.Në momentin e regjistrimit, koalicioniduhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit.Marrëdhënietmidis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyrerregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionitqë depozitohet nga koalicioni në KQZ.
5. PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.
6. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJËrenditjene kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËTRI-RENDITEN VETËM NË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESE dhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore
7. Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuesejashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve).
Shpërndarja e mandateve fillon pas RI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVEDUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË:së pari, rënditjene tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti;së dyti, numrine votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektitpër të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.
Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020. Ndërkohë, presidenti i Republikës ka dekretuar datën 25 prill 2021 si datën e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të rradhës parlamentare. /Ora News