Preng Gjini mohon të ketë konflikte, mister vendi se ku u instalua bomba në mjet

Nga spitali i Traumës ku ndodhet i shtruar,PrengGjini, objektivi i atentatit me eksploziv në Tiranë tre ditë më parë ka mohuarqë të ketë konflikte me njeri.

Dëshmia i është marrë ditën e djeshme nga oficerët e policisë.

Para grupit hetimor ai ka mohuar të ketëpasur konflikte, sidomos me familjen Reçi, pista kryesore ku janë përqëndruarhetimet e policisë.

Ai ka deklaruar të gjitha lëvizjet e kryerame mjetin e tij dhe më pas me makinën e nipit.

Mjetin e kishte ndërruar 10 minuta parangjarjes. Ai pretendon se këtë e kishte bërë për shkak të parkimit.

"Ai ka delaruar se nuk ka konflikte menjeri dhe ndaj nuk kishte marrë masa për një atentat të mundshëm".

Po kështu është pyetur dhe nipi i Prengës,i cili ka treguar të gjithë dinamikën dhe lëvizjet që ka bërë me mjetin që uhodh në erë me bombë.

Mësohet se lëvizjet e tij kanë qenëkryesiosht në Lushnje dhe Tiranë.

Është kërkuar marrja e të gjitha kamerave tësigurisë për të verifikuar se ku mund të jetë vendosur lënda eksplozive nëmjet.

Grupi hetimor që po merret me ngjarjen në fjalë ka marrë tabulatet telefonike të 4 antenave në zonën e “Vasil Shantos” për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse, nisur nga fakti që shpërthimi është bërë i telekomanduar me celular.

Mendohetse personat që kanë komanduar shpërthimin kane qene ne distancë 100 metra larg.

Mendohetse e gjithë ngjarja ka ndodhur për hakmarrje dhe lidhet me sagën e vrasjeve mesfiseve Reci dhe Gjini. Prenga ka qenë person i shoqëruar për vrasjene Kastriot Recit, i cili u vra në 7 janar të këtij viti në qendër tëRrëshenit.

Lidhur mekëtë vrasje Preng Gjini u mor në pyetje për mbi 15 orë. Ai u mbajt nën vëzhgimnga policia, ndërsa iu mor edhe një kampion pështyme për krahasim ADN-je, pornuk u vërtetua lidhja e tij në ekzekutimin me snajper të biznesmenit.

Kujtojmëse, Preng Gjini është vëllai i Tonin Gjinit, i vrarë rreth një vit më parë nënjë atentat në Rrëshen dhe i akuzuar si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohurbrenda dhe jashtë Shqipërisë për trafikun e lëndëve narkotike.