Shtëpia ju dëmtua nga tërmeti, kryefamiljari në Shijak: Shteti të më jap lekët të riparoj dëmet
PartiaDemokratike ka vijuar me denoncimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntoritqë sipas saj nuk e kanë ndjerë ende dorën e shtetit.
Shefii kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ndaloi nëShijak, në banesën e Sali Kokomanit në fshatin Gjepal.
Stresiqë u shkatoi tërmeti, u pasua nga stresi që u ka shkaktuar shteti pasi nuk u kaardhur në ndihmë në asnjë lloj forme.
SipasKokomanit, komisioni as nuk e ka vlerësuar shtëpinë e tij edhe pse dëmtimetshihen me sy.
Në tënjëjtën mënyrë sipas tij janë trajtuar edhe shumë familje të tjera në këtënjësi administrative.
SaliKokomani: QuhemSali Isa Kokomani, banues në Hardhishtë, njësia administrative Gjepal. Marrshkas që e bëj këtë denoncim për dëmtimet e tërmetit se në kohën kur ra tërmetierdhën disa komisione. Edhe vetëm erdhën atë ditë edhe thanë ka më keq se kjo.Por fakti që është, shikoje. Të paktën të kishin dhënë një 2 milionë lekë ose 5milionë lekë për të bërë riparime, nuk themi që ta shembin.
DorianTeliti: Prakanë ardhur nga bashkia, kanë bërë verifikime?
Sali Kokomani: Po,erdhën.
Dorian Teliti: Edheçfarë thonë, s’ka asnjë dëm?
Sali Kokomani: S’kathonë. Kjo është… mund të jenë të tjerat edhe më keq. Edhe dhoma tjerër atjematanë ka rënë tavani komplet, që është prish.
Dorian Teliti: Prabashkia ka ndërhyrë tek ato shtëpi që kanë më pak dëme se këto?
Sali Kokomani: Posiç po i shohim ashtu janë duke vepruar. Këtu s’ka absolutisht asnjë llojndihme. Nuk kërkoj që të vijnë ta shembin, hajde shikoje. A dy milionë lekë itakon, a tre milionë, që ta riparoj në qoftë se është për t’u riparu. Në qoftëse është për t’u shemb, ta shembin. Se nuk jam vetëm unë, se mund të jenë edheshumë të tjerë që se kanë marrë vlerësimin.