Vranësira, kthjellime dhe reshje të izoluara, ja si do të jetë moti sot

Brigjet e Egjeut do të mbeten në kushte të paqëndrueshmeatmosferike si pasojë e ciklonit që ka prekur brigjet detare të Greqisë. Po ashtuEuropa Jugperëndimore dhe Lindore do të jenë me vranësira dhe reshje shiu.Pjesa tjetër e Europës paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë këtë të premte do të paraqitet mekthjellime dhe vranësira të lehta në zonat bregdetare dhe në zonën e ulët. Ndërsanë zonat malore, vranësirat e shpeshta do të krijojnë mundësi për reshje tëpakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rritennë mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.