EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së Bujar Çelës. Tre autorët, me kapele e maska anticovid
Ora News siguron pamje ekskluzive nga ekzekutimi i Bujar Çelës mëngjesin e djeshëm në një lokal tek rrethrrotullimi në Bradashesh të Elbasanit.
Bujar Çela, nuk ishte i vetëm në momentin kur u ekzekutua në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.
Pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora News tregojnë 62 vjeçarin të ulur në një tavolinë duke pirë kafe me nje tjetër person
Ora shënonekzaktësisht në orën 05:54:59.
Bujar Çela në këtë foto është personi me cigare ndezur.

Fushëpamja nga rruga e lejoi të diktojë se tre autorët që shkuan për ta vrarë.
Ai është ngritur nga tavolina dhe ka tentuar të largohet. Por ekzekutorët tre ishin shumë afër.
Fillimishtka shkuar njeri prej tyre i cili e ka qëlluar disa herë dhe bujar Çela ështërrëzuar në Tokë.
Më pas ka vajtur ekzekutori i dytë i cili po ashtu ka qëlluar. Të njejtin veprim e ka bërë edhe personi i tretë.
Sipas të dhënave u qëllua 21 herë, ndërsa Bujar Çela ka marrë 16 plumba në pjesë të ndryshme të trupit që i shkaktuan vdekjen e menjehershme.
Autorët mbanin kapele në kokë dhe maska anti kovid në fytyrë për të mos u identifikuar, ndërsa kanë përdorur pistoleta me silenciator.
Nga forma eekzekutimit duket qartë se vrasja synon të përcjellë një mesazh të forte.
Marrësi megjasë është vëllai i tij Talo Çela, person në kërkim për grabitjen e Rinasitdhe disa ngjarje të tjera!
Dyshimiforcohet nga fakti se Ai vetë punonte si taksist në të zezë
Autorët u larguan me makinë “Reno” me targa të vjedhura në Rrogozhinë që u gjet e djegur në fshatin Murras, pranë shtëpisë së një efektivi policie
Prej atydyshohet se janë larguar me një tjetër mjet dhe kanë humbur gjurmët!
Policia e Elbasanit dhe Forcat RENEA që shkuan nga Tirana ushtruan kontrolleve gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, 17 shtator nga ku mësohjet se janë shoqëruar dy persona.
Por përstatusin e tyre nuk jepet informacion.
Goditja kriminale, çoi në Elbasnan drejtorin e Policisë së Shtetit i cili mësohet se për disa orë takoi drejtusit vendor dhe grupin hetimor me të cilët sipas burimeve është treguar i ashpër dhe ka kërkuar zbardhjen sa më parë të ngjarjes.
Kush eshte Talo Çela- 49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.