Koronavirusi hyn në shkolla, 20 mësues të infektuar në të gjithë vendin, 9 vetëm te "Jeronim Derada"

Mbi 20 mësues kanë rezultuar të prekur me koronavirus në të gjithë vendin, nga të cilët 9 te “Jeronim de Rada”. Prindërit ankohen për higjenën në mjediset e jashtme të shkollave në kryeqytet ndërsa kërkojnë nga bashkia të marrë masa. Këtë të premte janë konfirmuar pozitiv me covid edhe 4 mësues në Burrel, ndërkohë që mësimi nuk është pezulluar.

Pasi një mësuesrezulton pozitiv me covid, institucionet e arsimit sigurojnë zëvendësimin etyre.

Nxënësit nëshkollën “Jeronim De Rada” dekalrojnë se mësimi ka vijuar normalisht pavarësishtmungesës së mësuesve.

''Mësuesit mer Covid janë të izoluar me Covid. Jo, nuk kam frikë.''

Ata gjithashtuthonë se kanë zbatuar masat anticovid, ndërsa prindërit nuk mohojnë as frikën.

''Kanë qenë të kënaqur, 2 orë. E kam ruajtur gjithmonë distancën. E kam mbajtur maskën.''

Në kushtet epandemisë kur të gjitha institucionet duhet të bashkëpunojnë për higjenë dheshkëputjen e zinxhirrit të infeksionit, bashkia e Tiranës duket se ështëinekzistentë. Për disa prindër, koshat e mbeturinave pranë shkollës është njërrezik për infeksionet.

''Erdha për të parë nipin, por kur pashë këto plehra këtu, u shqetësova jashtë mase. Të merren masa, të hiqet nga bashkia apo nga lali eri, kush e ka në dorë''.

Përveç kësajshkolle, në Tiranë ka edhe institucione të tjera arsimore të infektuara.

Një mësues nëgjimnazin “Partizani”, një një shkollën “Asim Vokshi”, një te Avni Rustem, njëte 17 shkurti dhe dy mësues në shkollat e Qesarakut.

Mungesa në radhëte mësuesve ka pasur edhe në gjimnazin “Ismail Qemali”, nxënësit e të cilit thonëse mungesat kanë shkaktuar edhe më pak orë mësimore të zhvilluara.

Megjithatë,infektimet në radhët e mësuesve nuk janë vetëm në kryeqytet. 4 mësues në Burrelkanë rezultuar pozitiv me koronavirus këtë të premte ndërsa mësohet se ende nukështë marrë një vendim për pezullimin e mësimit në shkollën “Shefqet Tançi”.

Sipas burimev, deritani janë mbi 20 mësues të cilët janë të infektuar me koronavirus në të gjithëvendin.