Meta: Këmbana për antishpifjen të dëgjohet. KED, vonesa për pajustifikuara për Kushtetuesen
Paketa antishpifje dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese dheGjykatës së Lartë ishin në fokus të shqetësimeve të Presidentit Ilir Meta nëkomunikimin javor me gazetarët këtë të premte.
Metatha se deklarata e Raportuesit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare tëKëshillit të Evropës (PACE) Stefan Schennach lidhur me ndryshimet në ligjin përmediet online, është një këmbanë që duhet dëgjuar.
"Këmbanë që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca, veçanërisht në këtë periudhë paraelektorale".
Sa i takon ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.Ai tha se institucionet kanë vonuar qëllimisht informacionet për KED.
"Plotësimii vakancave. Kjo situatë problematike ka 3 vjet. Që me bllokimin e KED, dhe mëpas keqfunksionimin e saj. Problematikat në 2019 janë trajtuar në opinionin eVenecias.Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara.Problematikate kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanëtë bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Presidenti kërkon tëdijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar dukepranuar këtë zvarritje”- tha Meta.