Dorëheqje në polici pas 3 vrasjeve dhe një atentati me bombë
Drejtori i në hetimin e krimimit në policinë e Tiranës ka dhënë dorëheqjen, dhe po të njëjtin veprim ka bërë dhe sekretari i përgjithshëm në ministrinë e brendshme. Edhe pse arsyet e paraqitura janë dhënë ato familjare vendimi vjen në kohën kur janë regjistruar tre vrasje dhe një atentat. Pavarësisht shifrave vetë miistri Lleshaj ruan qetësinë duke e konsideruar rendin më të sigurtë se më parë.
Tre viktima dhe një atentat me bombë në mes të Tiranës kanëvënë në alarm policinë si dhe kanë rikthyer shqetësimin për pasigurinë në vend.Kësaj situate janë shtuar dhe akuza për tenderat në forcat e rendit. Duket sengjarjet kanë sjellë dhe largimet e para.
I pari që u largua nga radhët e policisë, ka qenëzv/drejtori i policisë së Tiranës, arsen sinomati për të cilin thuhet se ka dhënëdorëheqjen. Në rolin e drejtuesit për hetimin e krimit, Sinomati ka dhënë si arsyetpersonale si motivacion për largimin ngafunksionet. Pas tij, në ministrinë e brendshme është dorëhequr edhe sekretari ipërgjithshëm Plarent Ndreca, njeriu më i afërt i ministrit të brendshëm SandërLleshaj.
Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila ka mbajturrolin e koordinatores në kryeministri.
Por duket se për ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, nukka vend për alarm. Pavarësisht se në vend u regjistruan 3 vrasje brenda pakorësh në Tiranë, Elbasan, e Rrogozhinë, ai shprehet se siguria në vend është nënivele optimale.
Sipas ministrit në vend për këtë vit janë regjistruar 35 vrasje, por siç duket Lleshaj nuk i ka përditësuar të dhënat e fundit, pasi që prej janarit janë 38 ekzekutime, në krahasim me 43 vrasje të së njëjtës periudhë të vitit të shkuar. Periudha më e qetë në këtë vit rezulton të ketë qenë marsi dhe prilli kur vendi ishte në ndalim qarkullimi për shkak të pandemisë.
Sandër Lleshaj: “Situata e rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri është në parametra optimalë, pavarësisht ngjarjeve të fundit”.
Pas një serë ngjarjesh kriminale, policia e shtetit kazbarkuar me kontrolle duke ngritur 69 pika kontrolli në akset rrugorenacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale. Si rezultat ikontrolleve bëhet me dijese janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, proceduarpenalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim.