"Mos prekni 5 qershorin", Meta: PS le ti mbajë listat e mbyllura por të mos pengojë partitë e tjera

Ndërsa mesditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli Politik,Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje aktorëve politikë të mos devijojnë ngamarrëveshja e 5 qershorit.

Vëmendje i tërhoqi posaçërisht mazhorancës, duke u kërkuar qëmos të përdorë listat e hapura si sebep për të prishur marrëveshjen.

Kreu i Shtetit përshëndeti angazhimin e opozitës për hapjen100% të listave, ndërsa shtoi se nëse mazhoranca dëshiron të garojë në zgjedhjeme lista të mbyllura le ta bëjë por të mos pengojë partitë e tjera për hapjen etyre.

Meta: Sa i takonzgjedhjeve për mua ka vetëm një gjë rëndësi, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tëgjithë kushtet e BE dhe domosdoshmëria e vendosjes së legjitimitetit të plotë nëvend të gjithë institucioneve e kanë këtë një kërkesë ultimative. Vetëm e ardhmjae Shqipërisë larg kësaj çmendurie që i ka lodhur shqiptarët kaq shumë, i kavarfëruar, përçarë dhe polarizuar kaq shumë në mënyrë artificiale dhe i kalarguar dhe kaq shumë nga vendi. I ftoj të gjithë aktorët politikë ti qëndrojnëmarrëveshjes së arritur me aq mund të 5 qershorit, të mos devijonë asnjëmilimetër nga ajo marrëveshje, të mos përdorin gjoja sebepin e listave tëhapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën e cila ka qenë egatshme për hapjen e listave 100% dhe mendoj se është në dinjitetin e të gjithëforcave politike ta bëjnë këtë gjë në mënyrë që qytetarët të zgjedhin edhe deputetëbrenda forcave politike meqenëse partitë shqiptare kanë kohë që nuk bëjnë zgjedhjebrenda tyre. Nëse mazhoranca nuk dëshiron ti hapë listat le ti bëjë të mbyllurapor nuk ka pse pengon forcat e tjera politike. Në rast se do të kemi njëshkelje të njëanshme sikurse është vepruar dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë mënyrën më antikushtetuese është e qartë se kemi tentativë për grushtshtetit dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit,është më i madh grushti i popullit se grushti i shtetit.